17.9 C
Sterling Heights
20/11/2026, 15:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Konferencat Rajonale që i paraprijnë Kongresit të 9 të BSPSH, zgjidhet kreu i Sindikatës së Fabrikës së Çimentos Fushë-Krujë, dhe kreu i Fabrikës së Çimentos Elbasan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeKonferencat Rajonale që i paraprijnë Kongresit të 9 të BSPSH, zgjidhet kreu...

Zoti Gëzim Kalaja -Presidenti i Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise – SPMSH zhvilloi një takim  me Kryesinë e Sindikatës së Minatorëve Mat  në kuadër të Konferencave Rajonale Zgjedhore për Kongresin e IX të SPMSH.

Ndërkohë më datë 17 nëntor 2026, Skënder  Nërgjoni zgjidhet Kryetar për Fabrikën e Çimentos Elbasan, pjesë e Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise – SPMSH. Nga 88 punëtorë morën pjesë në votim 61 punëtorë.

42 Vota Pro – Skënder Nërgjoni, 16  vota -Pro – Bashkim Plakalliu, dhe 3 Vota të Pavlefshme. Proçesi i votimit ishte një nga proceset më të mira, transparente dhe demokratik. Në votim ishin 2 kandidatura, të përcaktuara nga Këshilli Sindikal i kësaj ndërmarrjeje, që dhanë një mode shembull i të proçesit të votimit. Presidenti i SPMSH z. Gëzim Kalaja uroi Kryetarin e zgjedhur të Fabrikës së Çimentos Elbasan z. Skënder Nërgjoni, stafin, komisionet që ndoqën me korrektësi proçesin e votimit.

Bardhyl Zalla  zgjidhet Kryetar i Cement  Factory Fushë-Krujë

Fabrika e Çimentos Fushë- Krujë zhvilloi zgjedhjet për Kryetarin e Sindikatës, në kuadër të Konferencave Rajonale që i paraprijne Kongresit të 9 të SPMSH. Morën pjesë në këtë votim 117 punëtorë nga 154 punëtorë të Fabrikës. nga këto 104 Vota pro kandidatit Bardhyl Zalla, 7 Vota pro kandidati tjetër dhe 6 Vota të pavlefshme . Z. Gëzim Kalaja Presidenti i BSPSH dhe SPMSH i uroi suksese z. Bardhyll Zalla me detyrën e Kryetarit të Sindikatës së Fabrikës së Çimentos Fushë-Krujë. Në këtë konferencë mori pjesë dhe stafi i SPMSH dhe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH , zv. Presidenti i SPMSH- Z. Jonuz Xhetani, z. Xhemal Kurti, z.Haxhi Meçuli, si dhe zv. Presidente e BSPSH znj. Arjola Alika.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img