Ndër të tjera, ministrja njofton se edhe këtë vit përveç klasave të para edhe të dytat e të tretat do të kenë mundësi që t’i marrin librat falas me një përdorim.
Postimi i plotë:
Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore 🏫 kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore 📚 për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 🗓 1 shtator.
➡️ Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë 🟢📖 librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e 👩🏫 mësuesve dhe 👨👩👦 prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.
➡️ Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
Në çdo shkollë do të hartohet një grafik 🗓 për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të 📢 informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt dhe i qetë.
Dëshiroj të falënderoj 🙏 të gjithë punonjësit arsimorë, botuesit dhe distributorët, të cilët pavarësisht ditëve të nxehta të verës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës, kanë vijuar punën me përkushtim që procesi i shpërndarjes së teksteve të arrihet në kohë.