-8.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 20:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sëmundja e zemrës/ Pesë faktorë që mund të parandalojnë 50% të rasteve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShëndetiSëmundja e zemrës/ Pesë faktorë që mund të parandalojnë 50% të rasteve

Sëmundja e zemrës/ Pesë faktorë që mund të parandalojnë 50% të rasteve
Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën, mbi 17 milionë në vit. Pjesa më e madhe e rasteve mund të parandalohet duke adresuar faktorët kryesorë të rrezikut.

Një studim i ri i botuar në “New England Journal of Medicine” jep vlerësimin më gjithëpërfshirës deri tani së cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut kardiovaskular dhe ndikimi i tyre.

Studiuesit mblodhën të dhëna 112 studimeve me mbi 1,5 milionë të rritur në 34 shtete dhe 8 rajone të botës. Këto të dhëna nxorën 5 faktorë kyç, tek të cilët mund të ndërhyhet për të parandaluar rreziqet kardiovaskulare: mbipesha, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë jo-HDL, duhanpirja dhe diabeti.

Ndërsa prevalenca e pirjes së duhanit ka rënë në shtetet e pasura, normat mbeten të larta në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në të njëjtën kohë, mbipesha, diabeti dhe kolesteroli i lartë vazhdojnë të rriten në shumë rajone si pasojë e ndryshimeve në ushqimin dhe stilin e jetës. Ka gjithashtu ndryshime të rëndësishme gjinore, siç është pirja e duhanit më shumë nga meshkujt, por mbipesha dhe tensioni i lartë më të përhapur tek gratë e disa rajoneve.

Duke ndërthurur të dhënat me vdekshmërinë dhe gjurmueshmërinë e sëmundjeve kardiovaskulare, studiuesit mundën të përcaktojnë se sa ndikojnë pesë faktorët në uljen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të vdekjeve. Të marrë së bashku, këta 5 faktorë risku përbëjnë mbi gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën dhe gati 1 në 5 vdekje mund t’u atribuohet atyre.

Vdekshmëria prej sëmundjeve kardiovaskulare besohet se mund të parandalohet në shumicën e rasteve. Ndryshimi i stilit të jetës, reduktimi i duhanpirjes, përmirësimi i dietës dhe mbajtja nën kontroll e tensionit apo kolesterolit kanë potencialin për të shpëtuar jetën e njerëzve. /ScienceSwitch

/rtsh.al/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img