3.9 C
Sterling Heights
01/11/2025, 7:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

A është e ngrënshme lëkura e qepës?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKeshillaA është e ngrënshme lëkura e qepës?

Është shumë e vështirë për t’u ngrënë e gjallë dhe sigurisht jo e lehtë për t’u tretur. Pra, nuk është e mundur të konsumohet e gjallë, siç ndodh për shembull, me lëkurën e një kastraveci. Megjithatë, ne mund ta përdorim atë në zierjen e lëngut të mishit për të marrë përfitimet që na jep.

Më poshtë janë 4 mënyra se si mund të përdoret lëvozhga e qepës në kuzhinë dhe më gjerë.

Në supë

Lëkurat e qepëve mund t’i japë supës suaj një ngjyrë të verdhë-portokalli. Mund t’i shtoni bashkë me përbërësit e tjerë dhe t’i jepni lëngut ngjyrë dhe shije. Gjatë servirjes i heqim.

Në një çaj

Lëkurat e qepëve kanë veti detoksifikuese, ndërkohë që na ndihmojnë të relaksohemi. Mund t’i hedhim në një gotë me ujë të vluar dhe t’i lëmë aty për rreth një çerek ore. Më pas e kulloni përzierjen dhe e pini për t’u çlodhur.

Brenda bukës

Lëvoren e qepës mund ta përdorni në bukë, duke e përzier me miellin, për t’i dhënë më shumë shije. Si është e mundur kjo? Lëvoret i thajmë mirë për disa minuta në furrë dhe më pas i bluajmë për t’i kthyer në pluhur. Shtoni pluhurin në brumin e bukës, kështu përgatisni një bukë të veçantë të pasur me lëndë ushqyese.

Në kopsht si pleh

Vetitë e tyre antioksidante mund të jenë gjithashtu të dobishme për bimët, nëse i hidhni lëvozhgat në kopshtin tuaj për të bërë një pleh natyral. Do të thoni nëse keni aftësinë për të kompostuar në oborrin tuaj, është gjëja më e mirë për bimët tuaja.

Njëkohësisht qepa përdoret edhe si material për pastrimin e sipërfaqeve në kuzhinë dhe në shtëpi në përgjithësi. Këtu lëkurat nuk kanë rolin kryesor, por e gjithë kokrra. Ajo ndihmon në pastrimin e njollave ​​të yndyrës në dritare dhe sipërfaqe xhami, furrën e sobës ose skarën. Mjafton të presim një qepë në gjysmë, ta fërkojmë në sipërfaqen që duam të pastrojmë, ta lëmë të veprojë për pak dhe më pas ta shpëlajmë me ujë të bollshëm. Rezultati do t’ju habisë. Më pas mund të spërkatni sipërfaqet me pastruesin e zakonshëm që përdorni për të përsosur rezultatin./Top-chanel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img