Nëse zgjoheni shumë herë në mëngjes të lodhur nga gjumi dhe kjo tanimë është bërë një rutinë për trupin tuaj me siguri ka një problem.
Shpesh kur zgjoheni të lodhur , as një filxhan i kafesë ose as dushi juaj i mëngjesit nuk do t’ju ndihmojë për të larguar lodhjen tuaj . Disa nga arsyet pse zgjimi i tillë ndodh mund të kenë të bëjnë me:
Higjienën e dobët e gjumit
Të kesh higjienë të mirë të gjumit do të thotë të mbash një mjedis dhe një rutinë të përditshme që ju jep gjumë të qetë.
Sigurohuni që të flini në një shtrat të rehatshëm që ju mbështet nga koka te këmbët. Jastëkët janë po aq të rëndësishëm, kështu që është mirë të gjeni një që i përshtatet prefernave tuaja të gjumit.
Konsumimin e tepërt të kafeinës ose alkoolit
Kafeina është një stimulues dhe marrja e saj pasdite mund të ndikojë tek ju më shumë sesa mendoni, pasi disa njerëz e metabolizojnë kafeinën më ngadalë se të tjerët.
Alkooli gjithashtu mund të prishë fazat REM të gjumit, duke ju penguar të hyni në gjumin e thellë të nevojshëm për rikuperim. Kjo është arsyeja pse është më mirë të shmangni secilën nga këto substanca deri në katër orë para gjumit.
Çrregullimet e gjumit
Çrregullimet e gjumit, të tilla si pagjumësia dhe apnea obstruktive e gjumit, shpesh ju pengojnë të flini siç duhet. Kryesisht njerëzit me apnea të gjumit janë të prirur të ndihen të lodhur edhe pas një gjumi të plotë. Shenjat kryesore të apnesë së gjumit janë gërhitja e rëndë dhe përgjumja gjatë ditës dhe kërkohet një test gjumi për diagnozën./Pzizz.com
Foto nga Verywell Mind, Google.


