Çaji i zi është i pasur me antioksidantë dhe mund të ofrojë përfitime shëndetësore të shumta, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit të zemrës, atë të zorrëve si edhe zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të caktuara.
Këtu janë përfitimet shëndetësore të çajit të zi, të cilat janë të mbështetura nga shkenca:
- Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Çaji i zi përmban një grup antioksidantësh , të cilët janë të dobishëm për shëndetin e zemrës.
Konsumimi i tij në baza të rregullta mund të ndihmojë në reduktimin e shumë faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe obezitetin.
- Mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të rrisin rrezikun e komplikimeve shëndetësore, si diabeti , obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimi i veshkave.
Kërkimet sugjerojnë se pirja e çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak pas një vakti.
- Mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit
Ekzistojnë mbi 100 lloje të ndryshme kanceri dhe shumë prej tyre janë të pa parandalueshme.
Sidoqoftë, polifenolet që gjenden në çajin e zi mund të ndihmojnë në ngadalësimin e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit dhe nxitjen e vdekjes së qelizave kancerogjene.
Foto nga Black tea/ iStock.


