-10.9 C
Sterling Heights
26/01/2026, 12:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Këngëtari shqiptar: Jam i lumtur që kam pasur 3 gra, nuk mund t’i quaj ish-e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizKëngëtari shqiptar: Jam i lumtur që kam pasur 3 gra, nuk mund...

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” , ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale.

Teksa në studio tema e ditës ishte zemërimi, artisti u shpreh se zemërimi i një gruaje është gjëja më e vështirë për tu menaxhuar.

Ai gjithashtu tha se është shumë i lumtur që ka pasur 3 gra, ndërsa shtoi se tani ka një respekt shumë të madh për to.

“Jam i lumtur që i kam pasur dhe nuk i kam, kam një tani por i respektoj jashtë mase. Unë jam, madje mund të them jam shumë krenar për këtë gjë që edhe me ato që nuk vazhdoj, unë nuk i quaj dot ish-kjo, ish-kjo, nuk besoj që është pozitive.” – tha artisti.

Ndër të tjera duke qeshur Gjergji tregoi se në festivalin e fundit ai kishte marrë ish-vjehrrën e tij që të këndojë me të.

“Rëndësi ka që unë akoma dëgjohem, akoma i respektoj, më respektojnë, madje në festivalin e fundit unë mora dhe ish-vjehrrën time të këndojë. Unë mendoj që këto gjëra na bëjnë mirë, i bie që s’kemi qenë kaq të zemëruar me njëri-tjetrin”, u shpreh Gjergj Leka./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img