20 C
Sterling Heights
03/10/2025, 23:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Brian Hoxha, fotografi i miliona shikimeve në “Tik tok” rrëfen punën në terren: Ja si reagojnë njerëzit kur fotografohen fshehurazi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiBrian Hoxha, fotografi i miliona shikimeve në “Tik tok” rrëfen punën në...

TIRANE

Ai ka mijëra ndjekës dhe miliona shikime në rrjetin më viral “Tik tok”. Çdo gjë nisi nga dashuria, nga dashuria për fotografinë. Faqja e tij “Dritë hije” është një galeri arti, fotografi Brian Hoxha mund të quhet pa modesti fotografi i karaktereve.

Krahas aprovimeve që ai merr në terren nga personazhe të ndryshme për t’i fotografuar, jo çdo gjë shkon si pas parashikimeve. I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela, ai tregoi emocionet e këtij profesioni por dhe punën në terren!

“Unë jam fotograf por kam dhe një karakter timin, personalitetin tim që nuk ka lidhje me fotografinë, unë mundohem t’i bëj bashkë dhe kur u afrohem njerëzve nuk sforcohem të bëj një “show”, por në bazë të personit që shoh përballë mendohem t’i përshtatem në muhabet në varësi sesi është ai person, i trishtuar, i mërzitur, energjik. Biseda jo gjithmonë shkon sipas parashikimit , ai person jo gjithmonë pranon të bëj foto.

Mbaj mend personin e parë që kam ndaluar dhe fotografuar në rrugë, ka qenë një siklet i madh, ka qenë një vajzë me flokë të kuqe në qendër të Tiranës, madje është dhe video , i bëra disa foto pa mendje dhe më pas shkova i fola dhe fati im i mirë që ishte një vajzë shumë solare dhe dolën disa foto shumë të bukura ku më pas mendova ta vazhdoj”- tha Briani./balkanweb.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img