5 C
Sterling Heights
05/03/2026, 19:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Java e Modës – Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaModëJava e Modës - Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes...

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano
16:05, 21/09/2023
Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ka mahnitur edhe një herë tjetër me stilin e saj të dukjes.

Bukuroshja shqiptare së fundmi ka marr pjesë në Javën e Modës në Milano, ndërsa u shfaq me një veshje unike.

Aida Doçi tregon kur publikohet kënga e re
Marina ishte pjesëmarrëse në sfilatën e markës “Moncler” të Pharrell, u u paraqit e veshur me një mini-fustan me ngjyrë të zezë dhe mëngë të gjata të cilin e përshtati me një jelek të bardhë sipër.

Prezantuesja si detaje vendosi një kapele me shkëlqim dhe rruaza lëshuar sipër fytyrës që ia mbulonin sytë.

Çanta ngjyrë metali dhe këpucë me taka ishin një tjetër aksesor që Marina e kombinoi në pamjen e saj elegante.

“Mbrëmë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotove që morën pëlqime e komente të shumta nga miq dhe admirues të saj.

Ndërkohë, Marina sapo është rikthyer nga pushimet familjare që kaloi në Afrikë me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi dhe vajzën e tyre./SYRI.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img