-8.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 18:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në Antarktidë po çelin lule, por për ekspertët ky nuk është lajm i mirë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNë Antarktidë po çelin lule, por për ekspertët ky nuk është lajm...

Në Antarktidë po çelin lule, por për ekspertët ky nuk është lajm i mirë
Më parë besohej se Antarktida ishte kontinenti më jomikpritës në planet dhe për këtë arsye, jeta nuk mund të zhvillohej nën ashpërsinë e kushteve të saj klimatike.

Por gradualisht është zbuluar se jeta është në gjendje të sfidojë çdo vështirësi dhe organizma të gjalla u gjetën në kontinentin e ngrirë.

Një studim i ri tregon se Antarktida po mbushet me lule dhe bimë, lajm që në vend që të jetë një gjë e mirë, vjen si një problem shqetësues. Dy specie bimore të afta të rriten në kushte të ftohta të forta janë zbuluar në Antarktidë.

Colobanthus dhe Deschampsia që po rriten rriten natyrshëm në kontinent, janë të dyja specie që lulëzojnë në mes të temperaturave nën zero dhe janë në gjendje të bëjnë me sukses fotosintezën.

Por studimet e reja tregojnë se rritja dhe përhapja e tyre kanë pësuar ndryshime gjatë 10 viteve të fundit për shkak të temperaturave të larta.

Nicoletta Cannone, një profesore e ekologjisë në Universitetin e Insubria ka zbuluar zbuluar se popullsia e dy specieve bimore është përhapur më shpejt në të gjithë kontinentin e ngrirë.

Studimi tregoi se Coloanthus është rritur me një ritëm tre herë më shpejt se në të kaluarën. Deschampsia, nga ana tjetër, nuk është se ka përshpejtuar rritjen e saj, por përkundrazi se është përhapur në vende më të gjera në kontinentin Antarktik./joq-albania.com

Shkruar nga: A Shehaj

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img