-10.7 C
Sterling Heights
15/01/2026, 21:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

PARALAJMËRIM I FORTË për shoferët/ Makinat e parkuara gabim do të merren …

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePARALAJMËRIM I FORTË për shoferët/ Makinat e parkuara gabim do të merren...

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla që e konsideroi këtë sjellje të shoferëve si një problem për trafikun

Një paralajmërim i fortë për shoferët vjen ditën e sotme.

Të gjithë makinat që parkohen gabim do të merren me karrotec dhe do të zhvendosen e më pas do të bllokohen.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla që e konsideroi këtë sjellje të shoferëve si një problem për trafikun dhe po ashtu një karshillëk ndaj Kodit Rrugor.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet“, deklaron ministri./gazeta-shqip.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img