-9.2 C
Sterling Heights
16/01/2026, 0:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Universiteti i Tiranës në fund, renditet i 677-ti nga 688 universitetet më të mira në Evropën Jugore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeUniversiteti i Tiranës në fund, renditet i 677-ti nga 688 universitetet më...

Në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve në Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Rënditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education Ëorld University Rankings futi në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501.

Ndërkohë universitet më të mira në Rajon janë 3 universitete serbe (renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, ???? 2 Universitete të Bosnjës, 1 Maqedonia, asnjë universitet nga Shqipëria.

Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, renditet i 667-i! Fakultetet më të mira në Rajon klasifikohen 3 në Serbi
LEXO EDHE:
Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, renditet i 667-i! Fakultetet më të mira në Rajon klasifikohen 3 në Serbi

I dyti, QS Ëorld University Ranking i cili prej pak vitesh ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike ( UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare dhe 2 private (Epoka & Bedër).

Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:

-Universiteti Bujqesor i 605

-Universiteti Durrësit i 606

-Universiteti i Politeknik i 658

-Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës fabrika më e madhe e Diplomave Universitare në Shqipëri është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.

Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Rënie në renditje nuk kanë pësuar vetëm prej shtimit të universiteteve të reja në rankim që edhe pse futen rishtas renditen më sipër.

Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete.

Këtë situatë e denoncoi Qëndresa Qytetare, e cila vlerëson se ky pozicionim i universiteteve shqiptare lidhet me qasjen e tyre ndaj arsimit, te cilat sipas tyre investojnë më shumë për zyrat e titullarëve sesa për pajisje shkencore, rekrutojnë staf mbi baza miqësie dhe jo meritokracie, paguajnë më shumë rojet se projektet shkencore, dhe në dy vitet e fundit kanë pasur probleme thelbësore me reputacionin akademik, politik dhe juridik të titullarëve të tyre.

Sipas Qëndresës Qytetare, universitetet shqiptare duhet t’i nënshtrohen vetingut akademik, administrativ dhe financiar, për t’i pastruar nga korrupsioni, rekrutimet nepotike dhe avancimet e padrejta shkencore, përndryshe vitet e ardhshme nuk do i gjejmë fare në këto rankime ndërkombëtare.

(Kliko këtu për të parë listën e universiteteve më të mira të Europës)

M.T/Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img