-10.2 C
Sterling Heights
26/01/2026, 4:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

I mbani mend dy aktorët e filmit “Një vonesë e vogël”, ja si duken pas 41 vitesh…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizI mbani mend dy aktorët e filmit "Një vonesë e vogël", ja...

Nëse jeni kuriozë të shihni se si duken dy aktorët e këtij filmi, Juna Tomorri dhe Gentjan Lleku pas 41 vitesh, dyshja e aktorëve kanë risjellë një skenë të atij filmi, përmes një fotoje.

“Një vonesë e vogël” është një film i prodhuar në vitin 1982, i cili tregon historinë e një grupi fëmijësh që nisen për në shtëpinë e mësueses së tyre dhe gjatë rrugës humbasin adresën, duke përfunduar në shtëpi të ndryshme. Filmi është me plot situata të këndshme gjatë rrugës për në shtëpinë e mësueses.

Fëmijët bëjnë të pamundurën të gjëjnë shtëpinë e mësueses së tyre për t’i dhuruar lulet për 7 Marsin por fatkeqësisht, njëri prej fëmijëve e gris adresën e mësueses, duke e bërë tepër të vështirë gjetjen e shtëpisë.

Mbas shumë përpjekjesh, ata nuk mund ta gjejnë shtëpinë dhe si pasojë kërkojnë ndihmën e një polici, i cili i ndihmon dhe i dërgon tek shtëpia e mësueses së tyre.

Me regji të Xhanfise Keko, në këtë film marrin pjesë shumë aktorë të njohur si Violeta Manushi, Marjeta Llarja, Ilia Shyti, Gentjan Lleku, Juna Tomorri dhe shumë të tjerë.

Dhe nëse jeni kuriozë të shihni se si duken dy aktorët e këtij filmi, Juna Tomorri dhe Gentjan Lleku pas 41 vitesh, dyshja e aktorëve kanë risjellë një skenë të atij filmi, përmes një fotoje./gazeta-shqip.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img