-8.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 4:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Biznesi, miliarda lekë investime në turizëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBiznesi, miliarda lekë investime në turizëm

Biznesi, miliarda lekë investime në turizëm
Sektori i turizmit në Shqipëri, sidomos gjatë këtij viti, përjetoi një “boom” të vërtetë. Rreth 7,2 milionë turistë të huaj hynë në vend deri në fund të 8 muajve të këtij viti. Ndërkohë, kërkesave në rritje po i përgjigjet edhe një infrastrukturë gjithnjë e më shumë modern. Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se në vitet e fundit është rritur interesi i biznesit për të operuar në fushën e turizmit.

Vëtëm në gjysmën e parë të këtij viti janë dhënë 35 leje ndërtimi për hotele dhe struktura të ngjashme akomoduese, me një sipërfaqe totale prej rreth 62 mijë metër katrorë. Biznesi llogaritet të investojë për ngritjen e këtyre strukturave një vlerë prej 5,6 miliardë lekë. Ndonëse sipërfaqja e ndërtimit është më e vogël se viti paraardhës, vlera e investuar është 18 % më shumë, çka mund të tregojë rritjen e cilësisë të strukturave.

Gjysma e parë e vitit 2019 vijon të mbajë rekord përsa i përket lejeve dhe sipërfaqeve të ndërtimit në këtë sektor, por mbi të gjitha të vlerës së këtyre investimeve që u përllogarit në rreth 11 miliardë lekë. Por, viti 2020 i pandemisë, ndër të tjera frenoi edhe këtë ecuri dhe dy vitet pasardhëse regjistruan një rritje trë ngadaltë, për të kulmuar në vitin aktual.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në total për gjysmën e parë të vitit 2023, të ardhurat nga turizmi ishin 1.55 miliardë euro, ose 420 milionë euro më shumë se një vit më parë./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img