-8.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 4:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Panairi i Mjaltit në Librazhd/ Ekspozohet prodhimi vendas nga 6 mijë koshere

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePanairi i Mjaltit në Librazhd/ Ekspozohet prodhimi vendas nga 6 mijë koshere

Rreth 150 bletërritës kanë marrë pjesë në Panairin e Mjaltit në Librazhd i cili organizohet për të gjashtin vit me radhë.

Janë rreth 6 mijë koshere në të gjithë bashkinë e Librazhdit duke e bërë këtë zonë një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend. Duke nisur nga Parku Kombëtar i Shebenikut e deri në Sopot, zona është e pasur me bimësi, çka i siguron bletës ushqim të pastër e për pasojë një mjaltë cilësor.

Bletërritësit të cilët tregojnë mjaltin tashmë prej shumë vitesh nuk kanë probleme me tregun, teksa kanë krijuar klientelën e tyre, por ata përballen me problematika për sa i përket gjetjes së medikamenteve cilësore për bletën.

Në këtë panair, ashtu si çdo vit, u ekspozua, jo vetëm mjalti, por edhe prodhime të tjera të zonës./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img