-6.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 9:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Miratohen tarifat për studentët/ Mjekësia, paguan kush nuk shërben në vend pas diplomimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMiratohen tarifat për studentët/ Mjekësia, paguan kush nuk shërben në vend pas...

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij ,do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë leke të reja për çdo vit studimi.

Tarifa u miratua një ditë më parë nga bordi i administrimit. Tanimë pritet të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.

Më pas kjo tarifë u kalua në senat dhe të hënën pasdite u miratua edhe nga bordi i administrimit.

Burime nga rektorati thonë se sërish kjo tarifë është nën kosto pasi nuk janë përfshirë shpenzimet për mjetet spitalore që përdorin studentët, apo për klasat e mësimit nëpër spitale.

Nuk dihet ende se si do të reagojnë studentët të cilët e kanë bojkotuar mësimin duke lënë bosh auditorët që në nisje të vitit të ri akademik të cilët janë shprehur se kërkojnë shfuqizimin e ligjit. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë

“Unë jam vitit i gjashtë më bie më mirë të ofroj shërbim për dy vite , se sa të paguaj tarifën”, tha një prej studentëve.

Ndërkohë për studentët që do të nënshkruajnë kontratë dhe ndjekin specializimin në Shqipëri këto vite u zbriten atyre nga detyrimi. Pra nga 5 vite detyrim u mbeten të punojnë vetëm dy vite./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img