17.3 C
Sterling Heights
04/10/2025, 2:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fytyrës me shqiponjë” i përmbushet ëndrra, shpërblehet nga Shqipëria

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiFytyrës me shqiponjë” i përmbushet ëndrra, shpërblehet nga Shqipëria

Shqipëria shpërblen tifozët e veçantë të Kombëtares Shqiptare tetë vite pasi u bë i njohur me imazhin e pazakontë: shqiponjën kuqezi në fytyrë.

Besmir Limani, me origjinë nga Struga, ultrasi që u shfaq më një stil origjinal me simbolet kombëtare në Euro 2016, me rastin e ditëlindjes ka marrë si dhuratë nga presidenca e Shqipërisë pasaportën shqiptare.

Limani, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka falënderuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për realizimin e kësaj ëndrra, duke premtuar se “Fytyra me shqiponjë” spikatë në stadiumet e Gjermanisë edhe në “Euro 2024”

“I nderuari Ministër

Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Në Gjermani Euro 2024 unë, Besmir Limani, “Fytyra me shqiponjë”, udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi!

I juaji,

B. Limani”./tvprizreni.net

https://mobile.facebook.com/FYTYRAmeSHQIPONJE/posts/994837955039529?ref=embed_post&wtsid=rdr_0y4m4xWctHCAFJa48&_rdc=1&_rdr

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img