-0.9 C
Sterling Heights
07/12/2025, 15:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

I gjithë prodhimi për eksport, dy vëllezërit fermerë rendiment nga bujqësia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaJetë & StilI gjithë prodhimi për eksport, dy vëllezërit fermerë rendiment nga bujqësia

Prej me shumë se 25 vjetësh dy vëllezërit nga Vajkani i Fierit merren me kultivimin e produkteve bujqësore.

Sapo kanë mbaruar sezonin e shalqirit dhe tani është periudha e perimeve të fushës, vëllezërit Dashnor dhe Xhevdet Petriti janë duke velur prodhimet e tyre.

Dashnori tregon se këtë vit jo vetëm që prodhimi është i mbarë dhe me rendiment të lartë por produktet e tyre bujqësore si shalqiri dhe perimet po shiten me çmime të favorshme në tregun vendas dhe të huaj.

“Ne si familje merremi me bujqësi. nga viti në vit sipërfaqen e mbjellë perimet dhe shalqi e ndërsa pjesën më të madhe të tokës e kultivojmë presh i cili shkon i gjithi për eksport. Në total kemi një sipërfaqe prej 15 Ha 12 prej të cilave i kemi marrë me qira. Aktualisht vëllezërit janë duke vjel domatet dhe specat në një sipërfaqe prej 6 Ha ku dhe këto prodhime pjesa më e madhe shkon për eksport ndërsa pjesa tjetër ka për shitje tregun vendas”, u shpreh fermeri Dashnor Petriti.

Fermeri është shprehur i kënaqur jo vetëm për të ardhurat që ka përfituar për vete, por edhe për 35 punonjësve që ka punësuar për vjelje dhe transport. Ai ka treguar se kjo punë i sjell përfitime dhe nuk do provonte emigrimin./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img