17.3 C
Sterling Heights
04/10/2025, 2:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Dita Balidemaj Bukuroshja nga Martinajt e Malësisë së Madhe mban me krenari Xhubletën tradicionale në Parlamentin Rural në Tiranë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori Suksesi"Dita Balidemaj Bukuroshja nga Martinajt e Malësisë së Madhe mban me krenari...

DITA BALIDEMAJ bukuroshja nga Bjeshkët e Plavës dhe Gucisë e cila mori pjesë në “Parlamentin Rural” i cili u organizua në Tiranë nën moton “Jeta buron nga fshati” ku spikati bukuria e kësaj Shtojzovalleje ardhur nga Alpet Shqiptare e cila e veshur me Xhubletën autentike tradicionale të Malësisë së Madhe rrezatoi si një mbretëreshë e ardhur nga legjendat. Gazetarë nga televizione të ndryshme dhe portalet e shumta intervistuan Dita Balidemaj e cila mban dhe kurorën e “MISS MALESIA ME XHUBLETË 2023” që u zhvillua në Tuz të Malësisë së Madhe.

Dita ndihet krenare që ADN-ja e saj është Malësore e pastër’ me Babain nga Selca E Kelmendit dhe Nënën nga Nikçi po i Kelmendit, që edhe pse u larguan në fshatin Martinaj të Gucisë ata gjithmonë e mbajtën me krenari origjinën e tyre Kelmendase.

Dita tha për portalin ACTV se ëndrra e prindërve por dhe ëndrra e saj tashmë është realizuar, sepse gjithmonë ka Dashur që të veshë Xhubletën Ilirjane që është mbajtur me krenari nga para’ardhëset e saja.

Dita më tej tha për portalin tonë se ndonjëherë jeta të takon me njerzit e duhur për të realizuar projektet e duhura, dhe kështu ndodhi ku falë bashkëpunimit me Gazetarin Pal Qarraj unë u njoha me zonjën e nderuar Rita Kalaj Shkurtaj e cila është dhe drejtuese e shoqatës Xhubleta e Alpeve Shqiptare e cila punoi me shumë pasion që t’i japë sa më shumë suport veshjes mbi 4-mijë vjeçare XHUBLETËS MALËSORE.

Sëbashku me zonjën Rita projektet janë në vazhdim, e gjitha kjo nuk do ishte kaq e bukur dhe kaq e përsosur nëse nuk do ishte dhe ndihma e mikes tonë të familjes zonjës Liza Qosaj e cila rregulloi flokët në modelin që personifikon nusen Malsore me Xhubletë. Faleminderit të gjithëve që ma bëtë ëndrrën realitet.

Gjithashtu Dita Balidemaj krahas Xhubletës tradicionale të Malësisë së Madhe, ajo vesh me krenari dhe veshjen e Plavës dhe Gucisë, ku me këtë veshje konkuroi në MISS BJESHKA 2023 dhe fitoi çmimin “Shtojzovallja e Bjeshkëve”


Nga Pal Qarraj./actvusa.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img