Sot pasdite u luajtën dy ndeshje kualifikuese të Euro 2024. Në fushë zbriti Bullgaria, kundërshtari i radhës i Shqipërisë, takim ky miqësor që do mbahet në vendin tonë me 17 dhjetor.
Në National Stadium Vasil Levski (Sofia), bullgarët u mundën 0-2 nga Lituania.
Vendasit luajtën pothuajse një pjesë loje me një lojtar më pak, pas një naiviteti të Kraev, me sulmuesin që mori kartonin e dytë të verdhë.
Zhvillimi i një këndorje sjell një rrëmujë në zonë, e cila shfrytëzohet më së miri nga Sirvys. Sirvys me një lëvizje të bukur, dërgoi topin pas shpinës së Ivan Dyulgerov.
Ukraina “presion” Italisë, fiton në Pragë dhe ngjitet e dyta në grupin C
Në pjesën e dytë, Sirvys vendos përfundimisht fitoren (55’), ndërsa goli i Laciskas pak më vonë u bë i pavlefshëm pasi u konsiderua offside.
Me këtë rezultat, Bullgaria mban vendin e fundit me 2 pikë dhe i jep duart europianit, sakaq Lituanit gjendet e katërta me 5 pikë në grupin C.
Në grupin H, Sllovenia bën detyrën ndaj një rivali direkt si Finlanda, duke triumfuar 3-0 me dopietën e Seskos dhe golin e Janzas në fund./oranews.tv


