-3.3 C
Sterling Heights
16/01/2026, 16:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria pret për herë të parë një president francez! Macron sot në Tiranë për vizitën zyrtare! S’do të jetë në Samitin e Procesit të Berlinit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeShqipëria pret për herë të parë një president francez! Macron sot në...

TIRANË- Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez. Emmanuel Macron pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, ku do të pritet me ceremoni shtetërore, por ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera nga axhenda e tij. Vizita e tij do të zgjasë dy ditë 16 dhe 17 tetor, ndërsa në fokus të bisedimeve do jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Kjo vizitë e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënjuar vizitën e parë në marrëdhëniet dypalëshe. Macron ishte parashikuar që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, por ai e shtyu me disa orë vizitën për në Tiranë.
Sipas mediave franceze, shkak për shtyrjen u bën vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img