-8.6 C
Sterling Heights
20/01/2026, 17:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pas performancës së shkëlqyer me kuqezinjtë, flet Asani: Më kërkojnë nga gjysma e Europës, dëshiroj të transferohem në…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiPas performancës së shkëlqyer me kuqezinjtë, flet Asani: Më kërkojnë nga gjysma...

Pas performancës së shkëlqyer me kuqezinjtë, flet Asani:
Tre gola vendimtarë dhe dy asist në gjashtë ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë do të sillnin shkëlqimin e 28-vjeçarit nga Shkupi Jasir Asani. Dy herë fitues i çmimit goli më i bukur nga UEFA. Rrjeta me peshë, që kanë nënshtruar kundërshtarë me emër si Polonia dhe Çekia.

Jasir Asani është ylli i momentit të Shqipërisë, që ëndërron të luajë në Serie A italiane. Një dëshirë që mund të realizohet në merkaton e janarit.

“Më kërkojnë në Itali, Gjermani, Arabi dhe Spanjë. Në janar do të transferohem te një nga këto liga. Si çdo shqiptar, jam i fiksuar pas Serie A. Në Shqipëri, përveç klubit tonë të zemrës, të gjithë mbështesin një skuadër italiane”, tha Asani.
Asani foli edhe për mbështetjen e tifozëve fantastikë të Kombëtares.

“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim një stadium si “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnin plot. Jemi të çmendur për futboll”.

Aktualisht, 28-vjeçari luan te Guan-gju, por me ofertat nga ligat më prestigjioze, aventura në Korenë e Jugut pritet të përfundojë pas pak javëve./sot.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img