Revista “Designboom” kushtuar arkitekturës, vlerëson transformimin e piramidës, pikë referimi edhe për turistë
Piramida e Tiranës, dhe transformimi i saj kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjoze italiane “Designboom”, e cila është revista e parë onlinë në botë kushtuar arkitekturës.
Në shkrimin e saj revista tregon historinë e ndërtimit të piramidës, si një muze kushtuar diktatorit komunist, Enver Hoxha, në një bazë ushtarake të NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, një klub nate dhe një vend ngjarjesh.
Struktura prej betoni është riimagjinuar nga MVRDV, një nga kompanitë më të mira të arkitekturës në botë, si një skulpturë e hapur në një park të ri, shtëpia e një ansambli kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe rreth ndërtesës që tani strehon kafene, studio, zyra, dhe qëndrën arsimore të teknologjisë TUMO. Kubet shumëngjyrshe sipas revistës i japin mjedisit atmosferën e një festivali.
Pjesa më e madhe e ambienteve të piramidës, shfrytëzohen nga klasa ku të rinjtë shqiptarë të moshës 12 deri në 18 vjeç, mësojnë lëndë të ndryshme të teknologjisë, në disiplina si zhvillimi i software-it, robotika, animacioni, muzika dhe filmi.
Transformimi i Piramidës tregon se si një ndërtesë mund të bëhet e përshtatshme për një epokë të re duke ruajtur në të njëjtën kohë historinë e saj komplekse. Në shkrim revista thekson se një nga ndërhyrjet më intriguese të MVRDV-së janë shkallët e shtuara në fasadën e pjerrët të Piramidës së Tiranës, duke i lejuar vizitorëve të ecin deri në majë të saj. Në artikull përmendet edhe mbajtja e e samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së organizuar më 16 Tetor 2023 në Tiranë, dhe posaçërisht në godinën e Piramidës, duke bërë edhe inaugurimin zyrtar të saj dhe në mënyrë simbolike, ajo ju kthye zyrtarisht popullit./tvklan.al





