0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 0:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vizita në Uashington/ Spiropali takon Yuri Kim: Objektivat madhorë realizohen vetëm përkrah aleatëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVizita në Uashington/ Spiropali takon Yuri Kim: Objektivat madhorë realizohen vetëm përkrah...

Minjstrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë vizitës në SHBA ka takuar ish-ambasoren Yuri Kim në DASH, e cila mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarjes kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Në një postim në rrjetet sociale Spiropali shkruan:

“📍Departamenti i Shtetit, Washington D.C –

Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë.

#krahpërkrah🇦🇱🤝🇺🇸”./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img