0.7 C
Sterling Heights
13/03/2026, 7:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nis fazën e parë të projektit për hyrjen Shkodrës me fond prej 500 mln lekë të reja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNis fazën e parë të projektit për hyrjen Shkodrës me fond prej...

Nis fazën e parë të projektit për hyrjen Shkodrës me
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka njoftuar se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkdorës me një fond prej 500 mln Lekë.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Beci shkruan se projekti është pjesë e ballinës ujore pranë Urës së vjetër të Bunës dhe do ta shndërrojë këtë hapësirë të keqtrajtuar në vite në një nga hapësirat e gjelbra urbane më të bukura në vend.

“Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkdorës me një fond prej 500 mln Lekë të reja vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare.

Projekti është pjesa e ballinës ujore pranë Urës së vjetër të Bunës dhe do ta shndërrojë këtë hapësirë të keqtrajtuar në vite në një nga hapësirat e gjelbra urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për bicikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2.

Ky projekt për t’i kthyer dinjitetin e munguar hyrjes së Shkodrës ka qenë ndër premtimet kryesore të fushatës sime elektorale.

Jam shumë i lumtur që me mbështetjen e qeverisë dhe direkte të Kryeminisrit Rama, i cili na ka mbështetur që në fillim, që këtë zonë të bukur të Shkodrës tua kthejmë qytetarëve, po hedhim hapin e parë drejt zbatimit. Një erë e re po vjen për Shkodrën”, shkruan Beci./pamfleti

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img