-3.7 C
Sterling Heights
14/01/2026, 16:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Shqipëria mes 5 destinacioneve më të kërkuara në botë për vitin e ardhshëm”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaTurizem"Shqipëria mes 5 destinacioneve më të kërkuara në botë për vitin e...

Edhe pse Parisi, Nju Jorku dhe Bangkoku vazhdojnë të presin një numër rekord turistësh, disa destinacione jo shumë të njohura po tërheqin vëmendjen e udhëtarëve.

Sipas një hulumtimi vjetor, Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve më në trend për vitin e ardhshëm, shkruan në një artikull revista hungareze IN.HU.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse.

E vendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, në brigjet e detit Adriatik, Vlora është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë dhe qyteti i dytë port më i rëndësishëm, ku ndërthuret e kaluara magjepsëse dhe natyra e bukur e vendit.

Plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.

Nëse udhëtoni në Vlorë, ia vlen të vizitoni Llogaranë, 45 minuta larg, parkun e famshëm kombëtar të Shqipërisë, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img