0 C
Sterling Heights
16/12/2025, 20:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Temperaturat ulen deri në 1 gradë celsius, si parashikohet moti për javën: Ja ditët kur do të ketë stuhi e rrebeshe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaMotiTemperaturat ulen deri në 1 gradë celsius, si parashikohet moti për javën:...

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme gjatë javës.

reshje shiu tirane 2

Në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, por s’do të mungojnë edhe reshjet e shiut ku të mërkurën pritet të jenë me intensitet të lartë.

Ndërkohë temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius ditën e enjte dhe të premte, ndërsa temperatuar maksimale do jenë deri në 25 gradë celsius.

398218647_747240184067366_7027794928849764779_n

Njoftimi i SHMU:

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Për ditën e Hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobta në relievet e larta malore.

Për ditën e Martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.

Dita e Mërkurë do të jetë më vranësisra mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive afatshkurtra me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Për ditën e Enjte moti pritet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa pritet përsëri një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet në mënyrë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave./panorama.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img