-1.3 C
Sterling Heights
17/01/2026, 13:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Corriere della Sera”: Shqipëria asnjë përfitim ekonomik nga pritja e refugjatëve, fluksi parashikohet 3 mijë persona çdo muaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“Corriere della Sera”: Shqipëria asnjë përfitim ekonomik nga pritja e refugjatëve, fluksi...

“Corriere della Sera”: Shqipëria asnjë përfitim
Mediat italiane vijojnë të hedhin dritë mbi paktin mes Tiranës dhe Romës për emigrantët. Rama sot gjatë vizitës në Itali firmosi me Melonin që ta kthejë vendin tonë në një kamp refugjatësh.

Çdo emigrant që kapet në det, do strehohet në Shëngjin dhe në Gjadër te Lezhës. Por sipas “Corriere della Sera”, vendi ynë nuk do të përfitojë asgjë.

“Sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë. “Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor”, thanë burimet. Ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjaderit do të jetë përgjegjësi e Italisë”, shkruan media italiane.

Mediat italiane zbardhin detajet: Emigrantët do strehohen në Shëngjin dhe Gjadër, pakti u arrit gjatë vizitës së Melonit në Vlorë
6 Nëntor, 17:49
Sipas saj, marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël. Strukturat e krijuara, shpjegohet, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, për një parashikim prej 39 mijë personash të mirëpritur në një vit./pamfleti.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img