-1.3 C
Sterling Heights
17/01/2026, 14:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shtyhet për në vitin 2025 hapja e tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeShtyhet për në vitin 2025 hapja e tunelit të Murrizit në Rrugën...

Është shtyrë afati i përfundimit të Rrugës së Arbrit, më saktësisht ai i hapjes së tunelit të Murrizit. Ministria e Infrastrukturës ka shtyrë afatin e ndërtimit, që më herët ishte caktuar të ishte shtatori i këtij viti. Tashmë tuneli është përcaktuar të dorëzohet në vitin 2025 e sipas ministrisë shkak për këtë është bërë kompleksiteti i punimeve.

Ndërtimi i tunelit duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022, por u shty me 17 muaj për tu dorëzuar në shtator të vitit 2023, me të njëjtin argument, vështirësia në hapjen e tij për shkak të gjeologjisë së terrenit.

Për vitin që vjen për koncesionin e Rrugës së Arbit janë parashikuar pagesa në vlerën 3.5 miliardë lekë. Në total vlera e këtij investimi është 40.3 miliardë lekë. Që prej nisjes së punës në vitin 2019, pagesat për këtë kontratë koncesionare përllogariten në rreth 15.7 miliardë lekë./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img