-0.3 C
Sterling Heights
14/01/2026, 14:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“MSN”: Shqipëria mes vendeve më spektakolare në botë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaTurizem“MSN”: Shqipëria mes vendeve më spektakolare në botë

Një botë larg… Megjithëse mund të jetë e vështirë të bësh pushime këto ditë pa turma bashkëudhëtarësh që lëvizin rreth teje, ka ende disa vende jashtëzakonisht të largëta dhe të pacenuara për të eksploruar, sipas një artikulli të botuar në “MSN Travel”.

Nga luginat mahnitëse të Shqipërisë deri në gjiret e pasura me kafshë të egra të Antarktidës.

Shqipëria është renditur mes 28 vendeve të pacënuara dhe spektakolare të Tokës të cilat premtojnë një udhëtim të paharrueshëm për çdo vizitorë.

Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur në Evropën Juglindore.

Ajo ka një vijë bregdetare verbuese dhe reliev të thyer.

Dhe për momentin, pikat më të bukura turistike janë, liqeni marramendës i Komanit, lugina piktoreske e largët e Valbonës dhe qyteti i Beratit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një qytet i mrekullueshëm i përjetshëm në Shqipërinë qendrore ku shtëpitë osmane të rreshtuara në shpatin e kodrës nën kështjellën e shekullit të XIV, kanë mbetur të paprekura.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img