20 C
Sterling Heights
03/10/2025, 23:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

FOTOT / Bukuria shqiptare Paula Mehmetukaj “pushton” Stambollin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiFOTOT / Bukuria shqiptare Paula Mehmetukaj “pushton” Stambollin

“Miss Universe Albania 2020”, Paula Mehmetukaj, po bën të ndjehet bukuria shqiptare në nivel ndërkombëtar. Ajo ka arritur të “pushtojë” Stambollin si imazhi zyrtar i kompanisë ndërkombëtare Tarik Ediz për vitin 2024.

Që nga kurorëzimi i saj si “Miss Universe Albania”, Paula Mehmetukaj ka vazhduar të pushtojë skenat ndërkombëtare me elegancën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Fotot dhe videot e saj për fushatën e Tarik Ediz kanë “pushtuar” billboardet e Stambollit, duke sjellë një shkëlqim të veçantë për bukurinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Paula Mehmetukaj vazhdon të jetë fryma e projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike, duke e bërë të qartë se ajo është shumë më shumë se një fituese e “Miss Universe Albania”.

Por përtej këtyre projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike të fotografit të mirënjohur Endrit Mërtiri, përditshmëria e Paulës është e mbushur dhe me shumë angazhime të tjera.

Si pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar, ajo kontribuon në rritjen dhe fuqizimin e zërit të rinisë shqiptare në kongreset europiane dhe ndërkombëtare. Paula Mehmetukaj po shfaqet si një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit, duke treguar se e bukura dhe modelingu janë jo vetëm një pasion, por edhe një pjesë e pandarë e jetës së saj të përditshme./lexo.al

https://www.instagram.com/paulamehmetukajj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f95362ec-fe42-454d-ba38-e3175ffe07da&ig_mid=90AB2716-93F3-470C-B5B6-ABE859688130

https://www.instagram.com/paulamehmetukajj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=97abba5f-850d-4695-a241-c2e7609be90a&ig_mid=75314321-1A72-4EA4-8E0D-325443951934

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img