23.3 C
Sterling Heights
03/10/2025, 21:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Marin Mema gazerari i njohur i çeshtjes Kombëtare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiMarin Mema gazerari i njohur i çeshtjes Kombëtare

Marin Mema i lindur më 22 mars 1981 në Tiranë është një gazetar shqiptar. Ai punon për televizionin Top Channel dhe gazetën Shqip. Është autor dhe realizues i ciklit të dokumentarëve shumë të popullarizuar “Gjurmë shqiptare”.

Jetëshkrimi
Mema rrjedh nga një familje me prejardhje nga Kolonja. Më 1999, pasi kreu shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë u regjistrua për degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Mema u diplomua për gazetari në korrik të vitit 2003 pranë departamentit të gazetarisë të UT-së. Është gjithashtu titullar i një masteri për shkenca politike dhe marrëdhenie ndërkombëtare që e mori më 2008 pas studimeve në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike që sot njihet si Akademia e Studimeve Politike.

Mema gjatë viteve 2009-2016 ishte realizues i ciklit të reportazheve “Shqipëria Tjetër” që transmetoheshin në Top Channel dhe Top News. Marin Mema realizoi gjithashtu një sërë dokumentarësh si “Shqiponjat kufitare” (për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë), “Gjurmët e historisë” (për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Bellkamen, Negovan, Follorinë dhe Kostur), “Çamëria, përse kanë frikë grekët” (jeta e sotme në këto zona dhe gjurmët që nuk janë shuar), “Manastiri në Maqedoni” dhe më tej kanë qënë në fokus të dokumentarëve dhe reportazheve.

Në gusht 2012 është shpallur “non grata” nga Republika e Greqisë me akuzën për kërcënim të sigurisë kombëtare dhe rendit publik. Kjo erdhi pas disa emisioneve të realizuara në zona të ndryshme të Çamërisë.

Në vitin 2015 Mema filloi me realizimin e një cikli dokumentarësh që mban emrin “Gjurmë Shqiptare” po ashtu në Top Channel dhe Top News.

Në prill 2016 gjatë realizimit të një dokumentari ndalohet nga forcat speciale maqedonase në Shkup dhe mbahet në komisariatin qëndror të qytetit për mbi gjashtë orë.

Çmime dhe nderime
2005
Çmimi i parë për reportazhin “Avokatët e Djallit”, i shpallur si reportazhi më i mirë investigativ mbi vetëvrasjen e fëmijëve në Shqipëri

2012
Reporteri më i mirë 2011-2012 (zgjedhur nga Akademia e Pavarur e Audiencës)
Një nga 10 personalitetet e vitit 2012 (zgjedhur nga revista “Klan”)

2013
Ambasador i “Vullnetit të mirë” për diversitetin kulturor, PNUD

2014
Gazetari më i mirë i vitit 2014, përzgjedhur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptare
Akordim i titullit të Mirënjohjes nga Organizata “Albanian Roots”, SHBA
2015
“Njeriu i vitit 2015”, shpallur nga Fondacioni “Harpa”
Reportazhi mbi fshatin Malbardhë i ciklit “Shqipëria Tjetër” merr vendin e pestë mes 100 kandidaturave nga e gjithë bota për çmimin Jacques Chirac (Paris)
Çmimi “O sa mirë me qenë Shqiptar” nga shoqata e tifozave “Kuq e Zi”
2016
Një nga 10 personalitet e vitit 2016, 2017, 2018 (rezultat i sondazhit te publikut në Top Channel)
Titulli “Mirënjohja e Labërisë”, Vlorë
2017
Titulli “Hasan Prishtina”, dorëzuar nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Prishtinë
2018
Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata Çamëria”
Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë” me motivacionin për promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare dhe zbulimin e gjurmëve brenda dhe jashtë vendit
Çmim i mirënjohjes nga ”Shoqata Kongresi i Bashkimit” në Manastir (Maqedoni e Veriut)
Gazetari i vitit nga gazeta “Koha Jonë’” (rezultat i sondazhit të lexuesëve)
2019
Titulli “Qytetar Nderi” i Beratit
Vepra
2003: “Qetësi shurdhuese”, roman botuar te shtëpia botuese “Dudaj”
2004: “Çmenduria e Fundit”, përmbledhje me poezi botuar te shtëpia botuese “Ora”

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img