-7.9 C
Sterling Heights
19/01/2026, 10:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

ARRSH: Reshje bore në segmentin Bogë-Theth, qarkullimi kryhet pa probleme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeARRSH: Reshje bore në segmentin Bogë-Theth, qarkullimi kryhet pa probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentin rrugor Bogë-Theth kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit dhe temperatura shënon 3 °C.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora.

ARRSH njofton se, qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img