Hapet konkursi për kryetarin e Qendrës Kombëtare të
Ministria e Kulturës hapi konkursin për pozicionin e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e QKK-së, promovimin dhe përfaqësimin e kinematografisë shqiptare në botë. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon: a) të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”, në Shkenca Ekonomike/ Juridike/Arte/Menaxhim Arti; b) të jetë autoritet i njohur në publik nga fusha e artit dhe kulturës; c) të ketë minimumin 10 vjet eksperiencë pune, në fushën e artit dhe kulturës, të vërtetuar me dokument; d) të ketë eksperiencë pune në drejtim dhe menaxhim, përbën avantazh drejtimi i institucioneve kulturore e artistike; e) të ketë njohuri mbi ligjin 8096/1996 “Për kinematografinë” i ndryshuar, si dhe për sistemin ligjor rajonal dhe evropian në kinematografi; f) të ketë kontakte me institucionet homologe rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe me institucione të tjera ndërkombëtare të fushës së kinematografi; g) të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme; h) të zotërojë gjuhën angleze, të shkruar e të folur, zotërimi i gjuhëve të tjera përbën avantazh. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet a) jetëshkrimi CV; b) fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara; c) fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); d) fotokopje të letërnjoftimit (ID); e) vërtetim të gjendjes shëndetësore; f) vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; g) çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 25. 1.2024, pranë zyrës së protokollit, në Ministrinë e Kulturës. QKK u drejtua gjatë katër viteve nga regjisori Eduart Makri, i cili u largua nga kjo detyrë në qershor të këtij viti. Regjisori Makri drejtonte Qendrën Kombëtare të Kinematografisë prej 17 prillit 2019./sot.com.al


