-10.3 C
Sterling Heights
25/01/2026, 17:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

4 shqiptaret e famshme bashkë për të përfaqësuar nga vijnë?! Rita Ora ‘shkrin akullin’ me Dua Lipën: Një këngë me të, Bebe Rexhën dhe Ava Max

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz4 shqiptaret e famshme bashkë për të përfaqësuar nga vijnë?! Rita Ora...

Është folur gjatë në mediet britanike, për marrdhënien “e acartë” të dy yjeve të muzikës pop, shqiptareve Rita Ora dhe Dua Lipa, por tanimë duket se situata po ndryshon. Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” siç shkruan “The Sun” ka “shtrirë dorën” për një bashkëpunim në një projekt muzikor të përbashkët, me dy këngëtaret e tjera të njohura Bebe Rexhan dhe Ava Max. Një këngë që do të bënte bashkë katër artistet e famshme shqiptare, e njëherazi Shqipërinë e Kosovën. Realizimin e saj, Ora shpreson ta bëjë të mundur duke vendosur kontatin me Duan.
Sa i përket suksesit të këngëtareve që vijnë nga Europa Juglindore Rita është shprehur se “Tani që kemi Dua Lipën si dhe Bebe Rexhën, është diçka e mrekullueshme”.

“Mendoj se është diçka e natyrshme që na krahasojnë, sepse nuk ka shumë prej nesh që vijnë nga ajo pjesë e botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të treja”, u shpreh Rita Ora.

Më tej këngëtarja shqiptare nga Kosova u pyet nëse ishin bërë ndonjëherë të gjitha bashkë.

“Po, me Ava Max dhe Bebe Rexhën. Ende jo me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjithë do të bënim diçka së bashku, për të përfaqësuar”

Në një intervistë në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, Rita vazhdoi zbuloi se e famshmja e saj e preferuar nuk është asnjë prej këtyre këngëtareve, por dikush me të cilën gjasat e një bashkëpunimi janë të pakta.

“A e dini se kë po pëlqej? Coleen Rooney. Ajo është e martuar me Wayne Rooney dhe është si idhulli im”, u shpreh Ora./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img