0.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 4:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Analizë e hollësishme/ Rama mbledh për dy ditë radhazi kabinetin qeveritar në Lezhë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiAnalizë e hollësishme/ Rama mbledh për dy ditë radhazi kabinetin qeveritar në...

Me fillimin e vitit 2024, qeveria shqiptare ka nisur menjëherë nga puna. Për dy ditë radhazi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbledhë kabinetin qeveritar në Shëngjin të Lezhës.

Në këtë takim priten të bëhet një analizë e thelluar e punëve dhe arritjeve për të gjitha ministritë, ndërsa do shpaloset vizioni për vitin 2024.

Përveç ministrave të qeverisë, në takim do jetë edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, kreu i Grupit Parlamentar Bledi Çuçi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Sakaq, të pranishëm të tjerë në këtë mbledhje dy ditore do jenë drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici si dhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano. Pas mbërritjes së pjesëmarrësve, priten që kryeministri Edi Rama të mbajë dhe një fjalë publike./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img