I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës, jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas u vendos në Torino të Italisë, ku prodhoi makinën e parë shqiptare e cila sipas mediave pritet të jetë një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.
“Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe 375 km/orë, 45 gradë pistonat. Mediat thonë se kjo makinë do të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.
Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj.
I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë, jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas në Torino gjeti dhe punoi fort për pasionin që i lindi kur ishte fëmijë. Atëherë kur rastësisht goditi me top Ferrarin 40 milionë euro të Enco Ferrarit. Atë ditë i tha babs: Unë do bëhem dizanj makinash? Ndërsa u përball me mosbesimin e të atit përballë ëndrrës së një fëmije
Kryeministri Edi Rama zbulon sot dhe një rrënjë të familjes së tij e ka nga Mirdita. Ndërsa ishte përballë të ftuarit të tij Qëndrim Thaçi i cili krijoi makinën e parë shqiptare iIlyrian Pure Sport”.31 vjeçari i cili është larguar nga Prishtina në kohën e luftës për tu vendosur pas disa vitesh në Torino ku dhe krijoi makinën e tij tregoi se ishte me rrënjë nga Mirdita. “Edhe unë jam pak mirditor. Pak si shumë se një nga rrënjët është në Mirditë” tha Rama
S.G/Shqiptarja.com


