-11.7 C
Sterling Heights
20/01/2026, 22:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga lodhja tek ka. ……u, zbuloni shenja që tregojnë se po konsumoni shumë pak perime. Ja çfarë duhet të dini

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNga lodhja tek ka. ......u, zbuloni shenja që tregojnë se po konsumoni...

Komuniteti shkencor ka kohë që praktikisht njëzëri ka rënë dakord se është mirë për shëndetin tuaj që të konsumoni të paktën pesë porcione frutash dhe perimesh gjatë një dite.

Doza e duhur e fibrave, vitaminave dhe kripërave minerale është thelbësore për mirëqenien e përgjithshme të trupit tonë.

Ka sinjale specifike që trupi ynë na dërgon kur nuk po konsumojmë sasinë e duhur të perimeve të stinës ose frutave dhe perimeve në përgjithësi.

Mbrojtja imunitetit

Shumica e perimeve janë të pasura me vitaminë C (perime të kuqe dhe portokalli); mungesa e sasisë së duhur të kësaj vitamine çon në një ulje të mbrojtjes imune dhe një vështirësi më të madhe për trupin tonë për të luftuar sëmundjet e stinës.

Lodhja kronike

Perimet me gjethe jeshile (por edhe thjerrëzat, shpargu dhe fasulet) janë burim i vitaminave B dhe acidit folik. Mos konsumimi i mjaftueshëm mund të çojë në një ndjenjë lodhjeje jo të motivuar nga një përpjekje ose lodhje specifike

Përqendrimi i dobët

Luteina, një substancë bimore që gjendet në karotat, spinaqin, lakrat e Brukselit, çikoren e kuqe, bizelet, marulen, është e lidhur ngushtë me efikasitetin e kujtesës sonë dhe është gjithashtu një antioksidant i përfshirë në mbrojtjen e shikimit; Konsumimi i pakët i perimeve mund të çojë në një ndjenjë të përgjithshme konfuzioni mendor dhe përqendrim të dobët

Kapsllëku

Problemet kryesore me tretjen lindin nga marrja e dobët e perimeve. Fibrat dhe përqindja e lartë e ujit që përmban perimet janë aleatë të çmuar për rregullsinë e zorrëve tona. Një zorrë e dobët e hidratuar është e prirur për të vuajtur nga hemorroidet, kapsllëku dhe divertikuloza.

Shtimi në peshë

Nëse shtoni peshë pa ndryshuar në mënyrë drastike dietën tuaj, duhet të pyesni veten nëse po konsumoni sasinë e duhur të perimeve. Ka të ngjarë që të keni një dietë të pabalancuar ndaj karbohidrateve dhe yndyrave. /panorama.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img