-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 21:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Këto 5 perime duhet t’i gatuani para se t’i hani!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKëto 5 perime duhet t’i gatuani para se t’i hani!

Këto 5 perime duhet t’i gatuani para se t’i hani!
Ngrënia e ushqimit pak të përpunuar, është një trend i momentit. Sipas adhuruesve të ushqimit të papërpunuar, mikrobet dhe vitaminat janë të ruajtura më mirë, nëse nuk ngrohet ushqimi.
Image result for perime
Gatimi i ushqimit thuhet se vret disa prej këtyre mikrobeve dhe vitaminave. Kjo është arsyeja, pse ushqimi i papërpunuar supozohet të jetë më i mirë për tretjen tuaj, si dhe për shëndetin e përgjithshëm.

Por ekzistojnë disa perime, që duhet t’i gatuani para se t’i hani.

Dritare.net ka sjellë për ju 5 perimet që duhet t’i gatuani para se t’i hani. Mos i humbisni!

Brokoli
Image result for brokoli
Brokoli, lakra e Brukselit, lulelakra etj, duhet të gatuhen para se të hahen. Megjithëse, ato hahen edhe të papërpunuara, e mira do të ishte që t’i gatuanit fillimisht, këshillon dritare.net

Pasi i hanë të pagatuara këto perime, shumë njerëz ndihen të fryrë dhe kanë gazra. Prandaj dritare.net ju këshillon t’i gatuani para se t’i hani.

Patëllxhani
Image result for patellxhani
Patëllxhanët përmbajnë solaninë, e cila zvogëlon përthithjen e kalciumit dhe kjo mund t’ju irritojë traktin gastrointestinal. Nëse ju e hani të pagatuar do të keni dhimbje të forta në stomak, dhimbje koke dhe të vjella.

Gjethe panxhari
Related image
Gjethet e panxharit janë toksike dhe të dëmshme nëse ato hahen të papërpunuara. Ju mund t’i hani këto gjethe, por në masë shumë të vogël dhe duhet t’i lani mirë, këshillon dritare.net

Patate
Image result for patate
Patatet janë të shijshme në shumë forma të ndryshme, por nuk është mirë t’i hani ato të papërpunuara. Patatet e papërpunuara nuk janë helmuese ose toksike. Por kur ato janë të paprekura dhe kanë qenë të ekspozuara ndaj dritës së diellit për një kohë të gjatë, mund të përmbajnë sasi të rrezikshme solanine. Kjo mund të shkaktojë simptoma të njëjta si ngrënia e patëllxhanëve.

Fasule
Image result for 5. Kidney beans
Nëse hani fasule direkt nga bima, ato do të kenë shije me të vërtetë të neveritshme. Por ja që disa njerëz edhe i hanë. Për më tepër, do t’ju dëmtojnë edhe stomakun, do të keni të vjella, diarre etj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img