6.5 C
Sterling Heights
20/04/2024, 17:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Simboli i Ylberit: Lidhja midis Tokës dhe Qiellit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSimboli i Ylberit: Lidhja midis Tokës dhe Qiellit

Kur njerëzit shohin ylberin në qiell pas një stuhie, reagimi është gjithmonë një magjepsje e madhe. Është një fenomen natyror që lë pa fjalë fëmijët dhe të rriturit. Shfaqja e tij e papritur na duket si magji. Ky fenomen i veçantë dhe mistik, i ka magjepsur të gjithë popujt që nga kohërat e lashta.

Ka nga ata që e konsiderojnë ylberin si një shenjë të dobishme. Të tjerë e konsiderojnë atë një shenjë ogurzezë. Tek Zanafilla (9:13) në Bibël, ylberi cilësohet si një shenjë e paktit midis Zotit dhe njerëzimit. Në të thuhet se Zoti e bëri ylberin të shfaqet në qiell pas mbijetesës së Noes dhe Arkës së tij në përmbytjen universale, në formën e një premtimi se diçka e tillë nuk do të ndodhte më kurrë në të.

Për egjiptianët 7 ngjyrat e ylberit përfaqësonin 7 stolat e perëndisë Isis. Ndërsa për babilonasit, ishin gjerdani i perëndisë kryesore të tyre Ishtar. Në Tibet, besohej se ylberipërfaqësonte lidhjen midis qiellit dhe tokës. Thuhej se sundimtarët e parë të mbretërisë (veçanërisht Buda) zbritën në Tokë përmes një shkalle, dhe pas vdekjes së tyre trupat e tyre u shndërruan në ylber duke u kthyer në mbretërinë e qiellit.

Kinezët besonin se ishte një çarje në qiell, e mbajtur hapur nga perëndesha Nüëa, që përdortegurë me ngjyra të ndryshme. Grekët e lashtë e panë ylberin si personifikimin e perëndeshës Iris, lajmëtare e perëndive për të vdekshmit.

Në çdo kulturë dhe në çdo kohë, ylberi, që nuk është gjë tjetër veçse një fenomen natyror për shkak të përthyerjes dhe reflektimit të dritës së Diellit përmes pikave të avullit të ujit të shpërndara në atmosferë, ka qenë gjithmonë një simbol i rëndësishëm, pothuajse magjik apo mistik, i lidhur me fatin e mirë apo të keq, dhe me koncepte si dualiteti dhe krijimi i botës.

Ylberi përbëhet nga shtatë ngjyra:e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu, lejla, vjollcë (ngjyrat e spektrit diellor). Sipas besimeve popullore, secila prej tyre mund të ndikojë në aspekte të ndryshme që lidhen me botën bujqësore:

Nëse mbizotëron vjollca, do të ketë bollëk në prodhimin e rrushit dhe verës.

Nëse mbizotëron portokallia do të ketë një prodhim të madh të misrit.

Nëse mbizotëron e verdha, do të ketë të korra të mbara të grurit.

Nëse mbizotëron jeshilja, do të jetë një vit i favorshëm për perimet dhe barishtet.

Nëse mbizotëron e kuqja do të ketë një prodhim të madh të vajit të ullirit.

Nëse mbizotëron bluja do të ketë prodhim shumë të madh të gështenjave.

Për hindusët, ylberi është Indradhanush,harku i Indrës, perëndia e vetëtimave dhe bubullimave. Meqenëse ky fenomen është kaq i mrekullueshëm, lidhet edhe me idenë e të qenit një porte drejt botëve të tjera, qofshin ato qiellore apo shpirtërore, zakonisht vende të pastra të pasura me vetëdije.

Amerikanët vendas Navajo, besonin se mbi ylberin mund të hipej si një gjarpër shumë–ngjyrësh, Ai udhëtim ishte një simbol i fillimit, një udhëtim i shpirtit nga toka për në botën shpirtërore. Ylberi është në thelb një hark dhe simbolika e kësaj forme gjysmëhëne lidhet me feminitetin, pjellorinë dhe prosperitetin.

Ai na kujton barkun e një gruaje shtatzënë, dhe për këtë arsye Druidët besonin se bërja dashuri e një çifti nën një ylber, sillte gëzimin e mbërritjes së një fëmijë. Së fundmi, legjenda më e famshme vjen nga mitologjia irlandeze. Ajo ka si protagonist Leprekaun, një xhuxh i djallëzuar, këpucar në profesion, i cili në kohën e lirë tallet me hajdutët dhe koprracët.

Aq sa i josh ata të kërkojnë një tenxhere ari pikërisht në fund të ylberit… synim të cilin padyshim që nuk do të mund ta arrijë askush ndonjëherë!./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img