-9.2 C
Sterling Heights
16/01/2026, 0:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

FOTO/ Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i arkitekturës osmane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiFOTO/ Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i arkitekturës osmane

Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i
Ura e Kasabashit është një vepër inxhinierike që mban statusin “Monument Kulture”, Kategoria I. Ura gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit.

Ajo futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese. DRTK Berat kujton se, dikur nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë.

Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i
Mendohet që ura të jetë një vepër e arkitekt Kasëmit nga fshati Grëmsh. Kjo mund të hamendësohet edhe nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi).
Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i
Qemeri qëndror, i cili ka një vëllim më të madh, paraqitet me nje konstruksion me majë të mprehtë me hapësirë drite 12 m, ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formë gjysmë rrethore.

Ura e Kasabashit është ndërtuar mbi një degë të lumit Osum. Ajo ndodhet rreth 1 km larg qytetit të Çorovodës, në veri të tij. Specialistët mendojnë se është ndërtuar rreth shekullit XVI – XVII. /ATSH./oranews

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img