-8.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 19:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

KryesoreÇaji që ndalon gripin dhe virozat, ja si ta përgatisni dhe erëzat që ju nevojiten

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShëndetiKryesoreÇaji që ndalon gripin dhe virozat, ja si ta përgatisni dhe erëzat...

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen, është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bimët me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë aromatike.

Në artikull ju sugjerohet një kombinim të mrekullueshëm çaji që do t’ju mbrojë nga çdo virozë e stinës.

Do t’ju duhet vetëm pak rozmarinë, nenexhik, gjethe dafine dhe çaj mali.

Të gjithë këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmin dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Rozmarina do t’ju ndihmojë me uljen e temperaturës, gjethet e dafinës kanë veti detoksi, ato largojnë të gjitha bakteret dhe infeksionet nga trupi.

Nenexhiku ju largon dhimbjet e kokës dhe çliron frymëmarrjen ndërsa çaji i malit është një antioksidues natyral plot vlera.

Përveç këtyre vlerave, aroma që do të marrë shtëpija juaj është një proces qetësimi më vete.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij çaji.

Përbërësit

Ad
Unmute
Qender Koplik: Garden Sheds Might Almost Being Given Away
Garden Sheds I Search Ads
3 degë çaj mali
3-4 gjethe gjethe dafine
2 degë rozmarine
3-4 fletë nenexhik ose mente
Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e çajit ju këshillohet që të mbushni një ibrik të thellë me ujë të pijshëm.

Ndërkohë lani mirë të gjithë përbërësit e mësipërm dhe bëni gati zjarrin.

Vendoseni ibrikun në zjarr që të ziejë dhe pas disa minutash, shtoni brenda të gjithë degët dhe erëzat e përmendura në recetë.

Mbylleni ibrikun me kapak dhe lëreni të ziejë për 20 minuta, derisa të gjithë përbërësit të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.

Kullojeni lëngun e çajit që do të ketë marrë ngjyrë të kaftë të errët dhe mund ta shërbeni nëpër gota.

Një mënyrë tjetër është ta hidhni direkt nga ibriku në filxhanët me të cilët do ta konsumoni.

Duke qenë se ky kombinim çaji është shumë aromatik nuk ka nevojë për ëmbëlsues, por për ata që e preferojnë këtë shije mund të shtoni edhe një lugë mjaltë lulesh./AgroWeb.org

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img