Tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, ku sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën rreth 46 mijë persona, pastaj tërmetet në Rumani dhe rajon, mund të krijojnë përshtypjen se dridhjet e tokës janë bërë më të shpeshta vitet e fundit.
Të paktën në këtë pjesë të botës, nëse jo kudo. Por, çfarë thonë të dhënat dhe shkenca për të?
Sa tërmete priten në vit?

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) shpjegon se ndonjëherë mund të duket se numri i tërmeteve në një periudhë kohore është rritur, sepse ka luhatje të shifrave të tërmeteve. Me fjalë të tjera, në një vit të caktuar mund të ndodhin më shumë tërmete sesa mesatarja
Të dhënat e USGS tregojnë se në 40-50 vitet e fundit, numri mesatar i tërmeteve të mëdha është tejkaluar dhjetë herë. Viti me numrin më të madh të tërmeteve ishte 2010-ta, gjegjësisht 23 tërmete të tilla të mëdha (më të mëdhenj ose të barabartë me magnitudën 7.0).
Gjatë viteve të tjera, numri i përgjithshëm ishte nën mesataren vjetore afatgjate prej 16 tërmetesh të mëdha. Për shembull, në vitin 1988 kishte vetëm 7 dhe në 1989 vetëm 6 sosh.

Tërmetet shkaktohen kryesisht nga lëvizja e pllakave tektonike të Tokës. Kjo lëvizje është shkaktuar kryesisht nga nxehtësia si iniciator i proceseve të ndryshme në brendësi të planetit tonë.
Kur sistemi diellor u formua rreth 4.6 miliardë vjet më parë, tërheqja gravitacionale e trupave në hapësirë shkaktoi grumbullimin, domethënë akumulimin e pluhurit, gurëve dhe trupave të tjerë në objekte gjithnjë e më të mëdha, nga të cilat planetët, përfshirë Tokën, ishin formuar.
Në atë proces, në përplasjet dhe ndërveprimet midis trupave, një sasi e madhe e energjisë kinetike dhe gravitacionale u shndërrua në nxehtësi, kështu që brendësia e Tokës u bë e nxehtë dhe e lëngshme. Ajo nxehtësi lirohet ngadalë dhe konsumohet për shkak të konvencionit të nxehtësisë, d.m.th. lëvizjet e materialeve që transferojnë nxehtësinë nga brendësia e Tokës në sipërfaqe dhe, ndër të tjera, shkaktojnë tërmete dhe shpërthime vullkanike.
Është vlerësuar se brendësia e Tokës ftohet me rreth 100 gradë Celsius çdo miliard vjet. Sipas njohurive aktuale shkencore, Toka mund të bëhet e vdekur tektonikisht vetëm në disa miliardë vjet për shkak të ftohjes së brendshme. Një studim parashikoi se Toka do të mbetet tektonikisht aktive për të paktën 1.45 miliard vjet të tjerë.
Ngrohja globale e shkaktuar nga gazrat serrë është shumë e vogël në këtë kuptim. Megjithatë, ajo ka ende disa efekte në tërmetet, të cilat do të diskutohen më vonë.
Gjurmim dhe komunikim më i mirë

Një nga arsyet pse numri i tërmeteve mund të duket se po rritet është se ata monitorohen më mirë dhe janë më të dukshëm.
Qendra Kombëtare e Informacionit për Tërmetet sot lokalizon rreth 20 mijë tërmete të mëdha në mbarë botën çdo vit, ose rreth 55 në dit
Përveç kësaj, falë përmirësimeve në komunikim dhe rritjes së interesit për fatkeqësitë natyrore, publiku sot më shumë se kurrë merr informacione rreth tërmeteve.
Së fundi, kur tërmetet shkaktojnë dëme dhe viktima të tmerrshme, si në Turqi dhe Siri, imazhet dramatike të vuajtjeve shumë shpejt bëhen të qasshme – ato bëhen dominuese në media, në rrjetet sociale…
Tërmetet në zonat e populluara janë shumë më të dukshme se në rajone më pak të populluara. Kur në zona të tilla ndodhin një seri tërmetesh, siç ka ndodhur në këtë pjesë të botës, mund të duket se numri i tyre është rritur.
Gjithashtu, duhet pasur parasysh se numri i njerëzve në botë është në rritje, veçanërisht në qytete, çka nënkupton se gjithnjë e më shumë njerëz janë të ekspozuar
Duhet pasur parasysh se numri i banorëve rritet më shpejt në vendet më pak të zhvilluara të botës. Sipas disa kërkimeve, rajonet në zhvillim do të shtohen me 1.2 miliard banorë midis viteve 2013 dhe 2030.
Ndikimi i ndryshimeve klimatike
Studime të shumta kanë treguar se ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në tërmetet. Gjegjësisht, për shkak të ngrohjes së atmosferës, akullnajat po shkrihen, kështu që në disa zona tokësore ngarkesa e tyre zvogëlohet dhe toka ngritët. Sasia në rritje e ujit përfundon në dete e oqeane dhe në këtë mënyrë presioni në koren e Tokës rishpërndahet.
Për shembull, një studim analizoi kontributin e shkrirjes së akullnajave në tërmetin 7.8 ballësh të Rihterit që ndodhi në Alaskë në vitin 1958. Ai tërmet lëshoi 30 milionë metra kub shkëmb dhe shkaktoi një rrëshqitje masive shkëmbore që goditi ujërat e Gjirit Gilbert dhe solli cunamin më të madh në histori.
Ndryshimet klimatike ndikojnë edhe në shpërndarjen e reshjeve. Thatësirat po bëhen më të shpeshta në disa pjesë të botës dhe shirat e dendura në disa të tjera.
Një studim zbuloi se një periudhë thatësire nga 2011 deri në 2015 në Sierra Nevada, një varg malor midis Luginës Qendrore të Kalifornisë dhe Pellgut të Madh, rezultoi në ngritjen e maleve me gati 2 cm ndërsa rreth 46 km kub ujë avullohej nga toka. /Telegrafi/


