17.6 C
Sterling Heights
19/10/2025, 8:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, ja sa do të shkojnë temperaturat këtë të hënë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeParashikimi i motit/ Java nis me diell, ja sa do të shkojnë...

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite. Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta. Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 gradë Celcius më shumë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s.

./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img