-12.1 C
Sterling Heights
28/01/2026, 9:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama në Theth: Destinacion evropian! ‘Paketa e Maleve’ mbështetje e re për vendasit që duan të investojnë në tokën e të parëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama në Theth: Destinacion evropian! ‘Paketa e Maleve’ mbështetje e re për...

Gjatë një vizitë në veri të vendit, konkretisht në Theth, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve apo banorëve të larguar nga këto zona që të rikthehen për të investuar. Mbështetja e qeverisë, Rama tha se nuk do të mungojë

Gjatë një vizitë në veri të vendit, konkretisht në Theth, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve apo banorëve të larguar nga këto zona që të rikthehen për të investuar. Mbështetja e qeverisë, Rama tha se nuk do të mungojë.

Një paketë të re mbështetje për investimet në Theth premtoi Kryeministri Rama, i cili ka udhëtuar këtë të martë drejt kësaj perle të turizmit malor në Shqipëri, për një bashkëbisedim me banorë dhe investitorë.

‘Po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata të cilët kanë hapur dyert edhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion evropian turistik, për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male.’- tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “më 30 qershor, shtëpitë e stërgjyshërve, ato që janë ndërtuar më pas dhe janë në procese për t’u legalizuar do të kthehen në certifikata pronësie dhe ndërkohë do të jetë gati dhe “Paketa e Maleve”.

‘Paketa e Maleve’ do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme“, tha kryeministri në bisedën me ta.

I bindur se rikthimi në vendlindjet e tyre për investim do t’u sigurojë fitime dhe do t’i japë zhvillim zonës, kreu i qeverisë bëri thirrje banorëve të larguar nga këto zona t’i kthejnë sytë nga turizmi e agroturizmi.

I shoqëruar nga ministrja Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës, kreu i qeverisë i paralajmëroi edhe një projekt ambicioz siç e quajti për Shkodrën, por që për momentin preferoi të mbante sekret.

‘Jo vetëm kaq, po kemi edhe një plan shumë ambicioz por do ta mbajmë për një moment sekret dhe surprizë për shkodranët, për Shkodrën loce që tani në krahët e Rilindjes do të fluturohet lart e më lart dhe do kthehet në atë lartësi që e kanë dashur dhe i kanë kënduar poetët e vet të jashtëzakonshëm.’- tha Rama.

Kryeministri Rama u ndal të inspektonte edhe punimet në rrugën e Dukagjinit, një aks i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor në Alpe në funksion të zhvillimit të turizmit.

Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona, e cila do t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre.Kryeministri Edi Rama u takua sot në Theth me drejtues bujtinash dhe agroturizmash nga ku njoftoi edhe zhvillimin më të ri. “Kur them që Zoti e bëri Shqipërinë për telha ditën e dielë kur ishte pushim, kush nuk e beson duhet të vijë këtu në Theth të shohë se ku e ka vendosur pikën e parë kur e ka filluar pikturën nga maja deri poshtë, magji! Ja ku jam këtu sot me pararojën e Shqipërisë 2030, këtu në Theth. Tani jemi këtu me një duar shtrëngim solemn, që në 30 qershor këtu të gjithë do të kenë në dorë titullin e pronës së shumëpritur që pasi i trashëguan nga stërgjyshërit, akoma nuk e kanë dot për arsye që janë të arsyeshme, por që prapë nuk duan t’i dëgjojnë më.Më 30 qershor, shtëpitë e stërgjyshërve, ato që janë ndërtuar më pas dhe janë në procese për t’u legalizuar do të kthehen në certifikata pronësie dhe ndërkohë do të jetë gati dhe Paketa e Maleve.Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme.“ – u shpreh kryeministri në bisedën me ta.Ndërkohë që më herët, kryeministri shpjegoi lidhur me paketën e re: “Paketa e re e mbështetjes për investimet në këto male, do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer e kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë, pa patur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave dhe pa patur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë, me një mbështetje të fuqishme, qoftë në aspektin e dhënies së lejeve për të rihapur shtëpitë e të parëve për të ndërtuar agroturizmat, për të fituar shumë më tepër se ç’fitojnë nga puna e lodhshme në shërbim të të tjerëve atje ku janë dhe njëkohësisht për t’i dhënë mundësi ekonomisë që të fuqizohet edhe më shumë falë miliona e miliona turistëve që po mësyjnë në Shqipëri edhe më shumë këtë vit se 10 milionët e vitit të shkuar, që do të thotë shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër punë për të gjithë zinxhirin e prodhimeve të vendit e mbi të gjitha shumë më tepër krenari për Shqipërinë.”
M.Q./Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img