Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur “shtruar” për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, të cilës i shkoi shumë pranë ‘finishit’.
Në nisje të intervistës Bieta Sulo u ndal te një status të bërë në rrjetet sociale nga Juli para se të futej në Big, ku dukej se shprehej kundër kësaj eksperience. Juli tha se nuk e kishte kundërshtinë me formatin, por se sipas tij banorët e atij edicioni nuk i lanë asnjë mbresë.
“Njeriu që nuk ndryshon mendje është budalla. Është një forma që lëvrohet në gjithë botën. Ai status nuk është fiks te formati, por në atë që ndodhi në atë edicion, që nuk më la asnjë mbresë me banorët që ishin”, tha ai./lexo.al


