-5.9 C
Sterling Heights
14/01/2026, 18:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryeministri Rama: Aeroporti i Tiranës rritje 260.8% të pasagjerëve për prill 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiKryeministri Rama: Aeroporti i Tiranës rritje 260.8% të pasagjerëve për prill 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një numër rekord të pasagjerëve gjatë muajit prill 2024.

TIA
Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri, numri i pasagjerëve ka shënuar një rritje prej 260,8% krahasuar me vitin 2019.

Në postimin e tij, kryeministri vuri në dukje se kjo rritje reflekton jo vetëm përparimin e vazhdueshëm të sektorit të transportit ajror në Shqipëri por, përmirëson dhe imazhin e vendit si një destinacion turistik tërheqës, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë vendase.

Ky rezultat është fryt i punës së palodhur dhe investimeve strategjike të Kastrati Group në infrastrukturën aeroportuale, si dhe përmirësimeve të kushteve të udhëtimit për qytetarët dhe vizitorët.

Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës janë të angazhuar për të avancuar më tej në këtë drejtim, me projekte të reja dhe iniciativa që synojnë të forcojnë pozitën e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit dhe transportit ajror./panorama.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img