-13.9 C
Sterling Heights
25/01/2026, 3:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vranësira të lehta e kalimtare, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVranësira të lehta e kalimtare, mësoni si pritet të jetë moti ditën...

Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i të nxehtit Saharian në Mesdhe, duke bërë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img