25.8 C
Sterling Heights
02/07/2024, 20:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Temperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeTemperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

Vijon depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 12°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qëndrore deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Edhe gjatë ditës së enjte republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar. Megjithatë nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV -gjatë orëve të paradites paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten të larta temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C minimalja deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu Gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta./ lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img