24.4 C
Sterling Heights
29/06/2024, 16:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Wawuuu Hëna e plotë zgjidh çështjet e rëndësishme, Meri Gjini: Shenja që këtë fundjavë merr ofertë të mirë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeWawuuu Hëna e plotë zgjidh çështjet e rëndësishme, Meri Gjini: Shenja që...

Astrologe Meri Gjini iu bashkua mëngjesin e sotëm emisionit “7pa5” ku bëri parashikimin e Horoskopit për fundjavën

Planet e zhvillimit profesional do të kenë një shije të saktë se ku po shkojnë. Kush ka punuar me një agjendë të saktë, kjo Hënë e plotë do t’i ndihmojë që të qartësohen se ku po shkojnë. Ata që kanë nisur kohët e fundit projektet do duhet të ulen dhe të bëjnë korrigjimet e duhura, por pa u dorëzuar. Suksesi mund të vonohet por nuk ka për tu penguar.

Dashi
Është një Hënë e plotë e cila ndodh në kulmin e Horoskopit të tyre. Do të merren me qartësimin e një çështje personale dhe një çështje që lidhet me nënën. Duket sikur tendenca e 4-ditëshit është që të kërkojnë fundin e javës për t’iu larguar situatave.

Demi
Është një Hënë e plotë që ndodh në çështje që kanë të bëjnë me detyrimin ekonomik ose nëse kanë diçka për të sqaruar me tatimet, e dyta me çështje që i përkasin ligjit dhe e treta me çështje që i përkasin shoqërisë. Sa i përket shijes së ditës së sotme dhe të nesërme duket se e kanë shumë të thjeshtë të gjejnë zgjidhjen e duhur nëse janë racional.

Binjakët
Hëna e plotë qartëson dhe sqaron çështje që nuk i përkasin momentit. Qartësohen dhe kopsiten për mirë për të pasur një vazhdimësi më të sigurt mbi baza më të qëndrueshme. Nga mënyra se si do të diskutojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme duket sikur do të ndryshojnë totalisht këndvështrimin e tyre. Do t’i rekomandoja t’i qëndronin besnik këndvështrimit dhe bindjeve të veta.

Gaforrja
Është një Hënë e plotë ballë për ballë tyre. Nesër do t’i vijë dhe dielli. Nuk do të lejojnë asgjë që t’i prishë ngjyrosjen e humorit veror.

Luani
Sa i përket Hënës së plotë është në pozicion që ka të bëjë me çështje që i përkasin familjes, ose çështje që i përkasin bashkëpunëtorëve të afërt. Marrin zgjidhje në çështje të rëndësishme të familjarëve ose njerëzve që i konsiderojnë pjesë të familjes. Çfarëdo lloj problemi që kanë pasur këto kohë njerëzit që ata interesohen do gjendet zgjidhja e duhur.

Virgjëresha
Një 4-ditësh plot energji. Prodhimi i ideve është ajo që do t’i japë zgjidhje të reja. Është shumë e rëndësishme të tregohen fleksibël në fazën në të cilën ndodhen. Periudha deri në mes të korrikut duhet të shfrytëzohet për zhvillimet e punës.

Peshorja
Janë në dilemë se kujt do t’i dedikojnë më shumë kohë, familjes apo punës. Kjo Hënë e plotë do të bëjë të mundur që në statusin profesional të merrni një vlerësim pozitiv nga eprorët apo bashkëpunëtorët.

Akrepi
Duket sikur i ndihmon Hëna e plotë për çështjet e shoqërisë, për çështje letrash dhe më e rëndësishmja nëse duan të lëvizin apo të shpërngulen. Kjo Hën e plotë i ndihmon për të ndryshuar adresë si për shtëpinë ashtu dhe profesionale.

Shigjetari
Përshpejtohen çështjet e rëndësishme emocionale. Është një 4-ditësh që do bëjë të mundur që në çësthje të cilat i përkasin familjes, dahsurisë, emocionit të merren vendime pozitive.

Bricjapi
Kjo Hënë e plotë është tek ata dhe bën që t’i dedikohen dhe të duan më shumë veten. Sa më shumë kohë për tu marrë me veten. Java që vjen do të nisë me intensitet, prandaj këtë 4-ditëshg merruni me veten.

Ujori
Ujorët nisur që nga dita e sotme do të duhet të jenë racional me kohën. Mos vendosni në agjendë më shumë impenjime nga sa mund t’i mbani. Ndani gjërat sepse ka kohë edhe për javën tjetër që të zgjidhni çështjet që ju impenjojnë.

Peshqit
Do të merreni me projektimin më afatgjatë për sa i përket emocionit, këtë 4-ditësh duket sikur kanë vensour të kalojnë kohë me miq dhe shokë dhe shumë mirë do bëjnë./javanews

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img